Dhimbja që ua humbi fjalët nuk ua pakoi forcën që të lypin përgjegjësi.

Familjarët e Arlinda Zekajt që u vra, me fotografinë e saj e të birit, dolën t’i prijnë protestës.
Këta bashkë edhe me tjerët të mbledhur në kryeqytet, kërkojnë që krejt ata që nuk parandaluan vrasjen e saj të japin llogari.
Adresë të parë patën Ministrinë e Drejtësisë, ku për të hyrë thyen laurën.
Poshtë zyrës së saj, ministres Donika Gervalla iu kërkua dorëheqja. Dhe, jo vetëm kësaj.
Përgjegjësi për këtë rast erdhën të kërkojnë edhe tjerë familjarë, që dhimbjen e jetuan vetë, si këta familjarë të një tjetër gruaje të vrarë, Donjeta Pajazitaj.
Ndaj tash institucioneve po u kërkohet t’i përvjelin mëngët për punë edhe nga babai i Diana Kastratit, njëashtu e vrarë.
Krejt këto raste të vrasjes e dhunës, po i bëjnë gratë të ndihen të pasigurta, e krejt këtë situatë të papranueshme.
Ndaj edhe me aksione simbolike nëpër dyer u shkuan të gjitha institucioneve.
Pas mesazheve nga Këshilli Prokurorial, ngjyrë gjaku u gjuajt tek objekti i Policisë së Kosovës.
Revoltë pati tek Këshilli Gjyqësor.
E krejt në fund kërkesat u thanë para qeverisë, dyert e së cilës u bënë me duar me ngjyrë gjaku. Këtu tha se një porosi kanë nga viktima.
U kërkua të merren masa edhe për akterët e përfshirë. E një edhe për ekzekutivin për t’i larguar dy ministra.
Protestuesit kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë gjatë natës para qeverisë, e organizim do ketë sërish të enjten.




