Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në orën 09:00

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në orën 09:00

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon nesër në orën 09:00

Protesta para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku po kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie për rastin e Arlinda Zekajt, do të vazhdojë edhe të premten, më 30 tetor, nga ora 09:00.

Vazhdimi i protestës është paralajmëruar të përkojë me kohën kur Qeveria ka thirrur konferencë për media.

Sponsor 3M Express

Gjatë protestës së sotme, organizatorja Anita Nika ka bërë publike kërkesat e protestuesve, të cilët po kërkojnë shkarkime, ndjekje penale dhe burgosje të zyrtarëve që i konsiderojnë përgjegjës për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Ndër kërkesat e tyre janë shkarkimi dhe ndjekja penale e kryeprokurores Lumturie Vuçetaj, prokurores Suada Rama Hamza, kryetarit të Gjykatës, Shemsedin Haxhiaj, si dhe gjykatësit Migjen Kastrati.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu shkarkimin dhe ndjekjen penale të ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së GJKS-së, Shpresa Lukaj, si dhe të personave të tjerë që i përmendën gjatë protestës.

“Kërkesat tona janë të qarta, s’duam suspendime, duam shkarkime, burgosje e ndjekje penale”, ka deklaruar Nika.

 

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë