Protesta kundër vrasjes së grave vazhdon për të dytën ditë, kërkohet dorëheqja e Gërvallës dhe Sveçlës

Protesta kundër vrasjes së grave dhe neglizhencës institucionale ka vazhduar edhe për të dytën ditë, me pankarta dhe thirrje për përgjegjësi pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” dhe “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, duke kërkuar masa konkrete nga institucionet përgjegjëse.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe ndjekja penale e personave që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Liridona Sijarina, nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë fjalimit para ndërtesës së Qeverisë ka deklaruar se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Protesta e sotme vjen një ditë pas protestës së parë, të organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga ish-kunati i saj.

Ndërkohë, institucionet kanë ndërmarrë masa lidhur me trajtimin e rastit. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka suspenduar nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren e rastit, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Ndaj tyre është iniciuar edhe procedurë disiplinore dhe është themeluar panel hetimor për të shqyrtuar mënyrën e trajtimit të rastit.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë, pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, lidhur me veprimet dhe mosveprimet e mundshme gjatë trajtimit të raportimeve të Arlinda Zekajt.

Protestuesit kërkojnë që përgjegjësia institucionale të mos mbetet vetëm në masa administrative, por të hetohen plotësisht të gjitha veprimet dhe mosveprimet që mund të kenë ndikuar në trajtimin e kërkesave të saj për mbrojtje./Telegrafi.

Lexo edhe

Protestuesit paralajmërojnë se do të hyjnë në objektin e Qeverisë nëse nuk marrin përgjigje

Protestuesit paralajmërojnë se do të hyjnë në objektin e Qeverisë nëse nuk marrin përgjigje

Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë

Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë