Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej në kryeqytet, ndërsa në Lezhë, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, një pjesë e gjimnazistëve dhe studentëve kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestave.

Në Lezhë, një grup gjimnazistësh kanë braktisur mësimin që në orët e para të së hënës dhe kanë nisur marshimin në rrugët e qytetit, në shenjë proteste kundër qeverisë.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj përfshirjes së nxënësve në protesta, duke paralajmëruar masa të rënda ndaj mësuesve që, sipas tij, nxisin të rinjtë të dëmtojnë institucionet arsimore.

Gjatë një deklarate për mediat, Rama u ndal te ngjarjet në Lezhë, ku pretendoi se një mësuese kishte nxitur nxënësit të thyenin xhamat e shkollës.

“ Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet”, deklaroi kryeministri.

Rama vuri në pikëpyetje edhe qëllimin e protestave, duke ngritur pyetjen se si mund të kontribuojë në ndërtimin e një Shqipërie më demokratike dhe europiane nxitja e dhunës ndaj institucioneve.

Protestat vijojnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa pjesëmarrja e të rinjve dhe reagimet e qeverisë po e zhvendosin vëmendjen edhe te roli i shkollave dhe i mësuesve në zhvillimet e fundit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Fajdexhiu tregon pse nuk ua dha llogarinë viktimave, Hetuesi ngrit dyshime për marrëveshje

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Viktimat e fajdes mbesin pa prona e pa para, Gjykata, prokuroria e fajdexhiu nuk ua ofruan llogarinë për kthimin e parave

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Rrëfehet viktima që pretendon se është dhunuar nga Russell Brand: Më është dashur të ulem në një tabaka me akull për shkak të dhimbjes

Protesta e shtatë në Tiranë, gjimnazistët bojkotojnë mësimin në disa qytete | Momenti