Protesta e djeshme në Tiranë, 23 të lënduar – i riu i plagosur nga pumbi i gomës iu nënshtrua operacionit në sy

23 persona janë paraqitur në strukturat shëndetësore me lëndime gjatë protestës së mbajtur më 24 tetor në Tiranë, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Sipas përditësimit të ministrisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar, përfshirë 12 protestues, dy përfaqësues të medias dhe dy efektivë policie.

Njëri prej protestuesve ka pësuar lëndim në sy, për të cilin është kryer ndërhyrje kirurgjikale urgjente gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të mbahet një konsultë e zgjeruar me ekip të përbashkët profesionistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të përcaktuar vazhdimësinë e trajtimit.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur pesë persona të lënduar: një deputet i Kuvendit, një protestues, dy efektivë policie dhe një përfaqësues i medias. Sipas ministrisë, të gjithë kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga ambientet e spitalit.

Dy efektivë të tjerë të policisë janë paraqitur në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 2 në Tiranë, ku kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe më pas janë larguar.

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në total, 23 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës së 24 tetorit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Protesta e djeshme në Tiranë, 23 të lënduar – i riu i plagosur nga pumbi i gomës iu nënshtrua operacionit në sy | Momenti