Pronar i një kompanie të tekstileve dhe me pesë projekte muzikore, Durim Morina në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes call center-ave

Durim Morina, pronar i kompanisë “POSE BOUTIQUE SH.P.K.”, e cila merret me tregtinë e veshjeve, tekstileve dhe këpucëve, është në mesin e nëntë personave të arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për mashtrim të shtetasve të huaj përmes qendrave të thirrjeve (call center).

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali ka siguruar emrat e nëntë personave të dyshuar, të cilët u arrestuan gjatë një aksioni policor të zhvilluar më 23 tetor në Prishtinë dhe Obiliq.

Sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali, Morina, rreth 36-vjeçar, përveç aktivitetit në biznes, ka qenë i angazhuar edhe në muzikë. Në kanalin e tij në YouTube ai ka publikuar pesë projekte muzikore.

Morina është njëri nga nëntë personat që dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, duke shfrytëzuar qendrat e thirrjeve për të kontaktuar shtetas të huaj dhe për t’i mashtruar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm financiar.

Hetimet policore kanë përfshirë bastisjen e katër lokacioneve, ku janë sekuestruar 39 kompjuterë, 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD), telefona celularë, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro e 100 franga zvicerane.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ariana Plakici, dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re, Toni Salihu.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e nëntë të dyshuarve për 48 orë. Rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rolin e secilit person dhe përmasat e dyshuara të veprimtarisë.

Deri më tani nuk është bërë e ditur vlera e dëmit financiar që dyshohet se u është shkaktuar shtetasve të huaj. Të gjithë të arrestuarit prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

Kurti: Votoni numrin 17, Koalicionin Shqiptar

LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

LEX – Nëntë të dyshuarit për mashtrim përmes call center-ave iu caktohet një muaj paraburgim

ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik