Prokuroria në Vlorë konfiskon 16 milionë euro pasuri të paluajtshme, dyshohet se u përfituan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria e Vlorës ka konfiskuar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 16 milionë euro në zonën e “Ujit të Ftohtë”, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar, pasuritë i përkisnin shtetasit me inicialet P.P., i cili është dënuar me 7 vite burg për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Nga hetimet për një sipërfaqe prej 32 mijë metrash katrorë rezultoi se, gjatë procedurave gjyqësore dhe administrative për njohjen dhe kthimin e pronës, ishte përdorur një vendim gjyqësor i falsifikuar.

Pas regjistrimit të pronës në vitin 2009, janë kryer veprime për ndarjen dhe tjetërsimin e saj në emër të personave të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme.

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata vendosi konfiskimin e pronës fillestare dhe të disa pasurive të tjera që rrjedhin prej saj, të cilat tashmë kalojnë në pronësi të shtetit./TCh/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

UEFA përcakton gjithçka, Shqipëria U-21 nuk do të shkelë në Serbi – zbulohen detajet

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur

Gërvalla: 16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë

Gërvalla: 16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë