Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të pandehurit për mospërfillje të gjykatës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të pandehurit për mospërfillje të gjykatës

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të pandehurit për mospërfillje të gjykatës

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar