Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Radja Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Radja Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

Prokuroria belge kërkon dy vjet burgim për Radja Nainggolanin, dyshohet për pastrim parash

Prokuroria belge ka kërkuar dy vjet burgim për ish-futbollistin e Romës dhe Interit, Radja Nainggolan, i cili dyshohet për përfshirje në një rast të pastrimit të parave në kuadër të një hetimi për trafikim të kokainës.

Sponsor 3M Express

Nainggolan, 38-vjeçar, dyshohet se ka pastruar 105 mijë e 500 euro për një organizatë kriminale, ndërsa prokurorët pretendojnë se ai ka pranuar më shumë se 100 mijë euro gjatë disa muajve nga vëllai i një personi të përfshirë në krimin e organizuar në Belgjikë.

Çështja po trajtohet nga drejtësia belge, e cila tashmë ka paraqitur kërkesën për dënimin e ish-mesfushorit me dy vjet burgim.

Nainggolan ka një karrierë të gjatë në futbollin evropian, gjatë së cilës ka luajtur për disa klube të njohura, përfshirë Romën dhe Interin në Itali. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Belgjikës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Reshje shiu dhe mot i vranët gjatë vikendit në Kosovë

Bukuroshja Behare Maksutaj banorja më e re në BBK

Bukuroshja Behare Maksutaj banorja më e re në BBK

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë

Dy shqiptarë kapen në tentim-vjedhje në Zvicër, policia i arreston pas ndjekjes në këmbë