Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijë, aplikimet në 18 komuna vazhdojnë deri më 10 dhjetor

Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijë, aplikimet në 18 komuna vazhdojnë deri më 10 dhjetor

Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijë, aplikimet në 18 komuna vazhdojnë deri më 10 dhjetor

Programi i Kuponëve për çerdhe për fëmijët e familjeve me asistencë sociale po vazhdon edhe gjatë këtij viti shkollor.

Sponsor 3M Express

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se afati për aplikim në programin e kuponëve për çerdhe do të vazhdojë deri më datën 10 dhjetor në 18 komuna.

“Edukimi në fëmijëri të hershme është prioriteti i qeverisë sonë, për të cilin po punojmë çdo ditë”, ka shkruar ai.

Më 19 nëntor, MASHTI ka hapur Programin e Kuponëve për familjet përfituese të skemës së asistencës sociale që kanë fëmijë të moshës 3-6 vjeç në 18 komuna: Vushtrri, Gjilan, Prishtinë, Pejë, Drenas, Lipjan, Ferizaj, Shtime, Viti, Fushë Kosovë, Suharekë, Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Klinë, Prizren, Obiliq dhe Podujevë.

Programi mundëson vijimin e edukimit në kopshte private dhe publiko-private të licencuara, sipas zgjedhjes së familjes, me pagesë të mbuluar plotësisht dhe pa kosto për prindërit.

Mbështetja mbulon të gjithë ciklin e edukimit në fëmijërinë e hershme, sipas kushteve të programit. Për fëmijët që banojnë larg kopshtit të përzgjedhur, parashihet edhe mbështetje për transport, aty ku plotësohen kriteret e thirrjes.

Familja duhet të jetë përfituese e asistencës sociale, ndërsa fëmija duhet të plotësojë kriterin e moshës dhe të ketë vendbanimin në komunën ku aplikon për të vijuar kopshtin.

Aplikimi mund të bëhet edhe para se fëmija të ketë mbushur moshën 3 apo 6 vjeç, duke filluar nga 2 vjeç e 6 muaj deri në moshën 5 vjeç e 6 muaj. Me kusht që vijimin në kopsht ta nisë në moshën 3-vjeçare dhe ta përfundoj kur fëmija fillon edukimin e detyrueshëm parafillor apo fillor në një institucion publik arsimor.

Aplikimi bëhet nga prindi ose kujdestari ligjor përmes platformës e-Kosova: https://rks-gov.net/596

Për ndihmë gjatë aplikimit, drejtohuni te Qendra për Punë Sociale në komunën tuaj.

Thirrja e plotë dhe kriteret për aplikim: https://mash.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/11/19.11.2026_Thirrja-per-familje_Programi-i-Kuponeve_e-lekturuar.pdf

Për informata shtesë: 038 200 65048 ose programiikuponave@rks-gov.net.

Lexo edhe

Evropa sfidon Starlink, inaugurohet në Belgjikë fabrika gjigante e satelitëve

Evropa sfidon Starlink, inaugurohet në Belgjikë fabrika gjigante e satelitëve

Aro Muric i pathyeshëm ndaj Napolit: Shtatë pritje, notë 10.0 dhe “Lojtari i ndeshjes”

Aro Muric i pathyeshëm ndaj Napolit: Shtatë pritje, notë 10.0 dhe “Lojtari i ndeshjes”

Pa rrymë stabile që nga e shtuna në Fushë Kosovë, KEDS: Ekipet në terren po e trajtojnë avarinë

Pa rrymë stabile që nga e shtuna në Fushë Kosovë, KEDS: Ekipet në terren po e trajtojnë avarinë