Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra

Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra

Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra

Kompania “FULI INŽENIRING”, në pronësi të Afrim Elshanit, është në mesin e operatorëve ekonomikë të përfshirë në kontratën milionëshe të Komunës së Prishtinës për eficiencë energjetike, ku krahasimi i çmimeve ka nxjerrë dallime të mëdha me kontratat e mëparshme dhe çmimet e tregut.

Sponsor 3M Express

Pavarësisht se në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) figuron e regjistruar që nga 9 marsi i vitit 2016, në platformën e prokurimit elektronik, e-Prokurimi, tenderi i fituar në Komunën e Prishtinës figuron si kontrata e parë e fituar nga kjo kompani.

Sipas të dhënave të ARBK-së, Afrim Elshani është pronar i kompanisë dhe figuron si drejtor menaxhues. Florim Elshani është i regjistruar si person kompetent për pranimin e dokumenteve, ndërsa në të dhënat e kompanisë figuron edhe Nina Napret.

Në regjistrin e bizneseve, aktiviteti kryesor i kompanisë është transporti rrugor i mallrave, ndërsa aktivitetet sekondare dhe të tjera përfshijnë transportin urban dhe ndërurban të pasagjerëve, shërbimet e taksive dhe transportin tjetër rrugor të pasagjerëve.

Në anën tjetër, edhe kompania partnere në këtë konsorcium, “Gregoric Elektromehanika d.o.o.”, ka një histori relativisht të shkurtër të regjistrimit në Kosovë.

Sipas të dhënave të ARBK-së, kjo kompani figuron e regjistruar më 31 maj 2024, ndërsa pronare e saj me 100 për qind të aksioneve është një subjekt nga Sllovenia dhe kapital të regjistruar prej 1 mijë eurosh.

Ndryshe nga FULI INŽENIRING, aktiviteti kryesor i regjistruar i Gregoric Elektromehanika është instalimi elektrik. Si aktivitete të tjera figurojnë punimet e specializuara të ndërtimit, instalimet hidraulike, ngrohja dhe kondicionimi i ajrit, si dhe instalimet e tjera ndërtimore.

Kështu, konsorciumi që fitoi kontratën milionëshe të Komunës së Prishtinës përbëhet nga një kompani kosovare, e regjistruar në vitin 2016, aktiviteti kryesor i së cilës është transporti rrugor i mallrave, dhe një kompani tjetër e regjistruar në Kosovë në maj të vitit 2024, me aktivitet kryesor instalimet elektrike.

Të dyja kompanitë janë bërë pjesë e projektit trevjeçar për eficiencë energjetike, me vlerë indikative prej 10 milionë eurosh.

Emri i kompanisë së Elshanit është vënë në fokus pas krahasimit të çmimeve të pajisjeve të përfshira në paramasën e kontratës. Në disa pozicione janë evidentuar dallime të mëdha me çmimet e kontraktuara më herët nga Komuna e Prishtinës.

Për shembull, një trup ndriçues LED 150W është kontraktuar për 285 euro, ndërsa në një kontratë të mëparshme të Komunës kushtonte 90 euro. Pajisja LED 100W është rritur nga 85 në 267 euro, ndërsa ajo 50W nga 50 në 170 euro.

Edhe më i madh është dallimi te disa pajisje të tjera. Një pajisje transmetuese e sistemit Smart, e kontraktuar më parë për 1.20 euro, në kontratën e re figuron me çmim prej 2 mijë e 300 eurosh për copë.

Ndërkaq, shiriti plastik paralajmërues për kabllot elektrike është kontraktuar për 8.50 euro për metër, ndonëse një rolo prej 300 metrash ofrohet në treg për 6.25 euro.

Këto dallime kanë ngritur pikëpyetje për çmimet e aplikuara në projektin milionësh, i cili tashmë ka përfunduar në prokurori./insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Tragjedi në Bullgari, Përplasje me dhjetëra automjete në autostradë – 11 të vdekur e 50 të plagosur

Spurs dhe Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA

Spurs dhe Warriors vazhdojnë serinë e fitoreve në NBA

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kalon në qeveri

Sali: Ligji për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe kalon në qeveri

Profili i kompanive të përfshira në tenderin milionësh të Përparim Ramës me çmime të fryra | Momenti