Mundësi tjera dhe financiare nuk pati, ndaj edhe priti kaq gjatë.

Pas gjashtë vitesh, një 80-vjeçari më në fund i erdhi radha për t’iu nënshtruar operimit në Klinikën e Ortopedisë, për vendosjen e protezës në gju.
Ai tha se ndërhyrjen nuk kishte pasur mundësi ta kryente në spital privat, ku kostoja arrin në rreth 5 mijë euro.
Të njëjtën pamundësi e pati edhe një paciente rreth të 60-ave, e cila kishte pritur pesë vjet për këtë intervenim. E kur u ftua për implantin e protezës, ajo tha se nga gëzimi edhe tensioni iu ngrit.
Pas një ndërprerjeje totale prej një viti, Klinika e Ortopedisë në QKUK ka rifilluar këtë të hënë operimet për vendosjen e protezave në gju dhe kërdhokull.
Sipas planit të Klinikës së Ortopedisë, synohet të kryhen nga dy operacione në ditë, apo tetë deri në dhjetë në javë.
Ndërkohë, këto operacione pritet të realizohen edhe në spitalet e përgjithshme të rajoneve, me qëllim të shkurtimit të listave të pritjes, por ky proces ende nuk ka nisur.
Kronika e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka:




