Prishtina mposht me lehtësi Drenicën, shkëlqen Diatta me het-trik

Prishtina mposht me lehtësi Drenicën, shkëlqen Diatta me het-trik

Prishtina mposht me lehtësi Drenicën, shkëlqen Diatta me het-trik

Prishtina ka shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Drenicës në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit kosovar.

Sponsor 3M Express

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu gjeti rrjetën për herë të parë në këtë takim në minutën e 40-të të ndeshjes me Assane Diattan, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit nga Anio Poçi.

Në pjesën e dytë mysafirët morën një goditje të madhe kur Erion Idrizi u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar ndaj Albin Krasniqit.

Kryeqytetasit e shfrytëzuan më së miri epërsinë numerike në fushë, duke realizuar edhe dy herë të tjera me Diattan.

Vendasit shënuan në minutën e 67-të për 2-0 ku Diatta u asistua nga Dren Zeqiri, ndërsa het-trikun e kompletoi vetëm pak minuta më vonë (72’) duke realizuar për 3-0 pas asistimit nga Leotrim Kryeziu.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 35 pikëve dhe mban pozitën e liderit me tetë më shumë se Malisheva e vendit të dytë dhe 11 më shumë se Drita e vendit të tretë, por këto dy skuadra me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Lexo edhe

Breshka kurioze, Papa në formë kartoni dhe dallgë gjigante, fotografitë që pasqyrojnë javën në botë

Breshka kurioze, Papa në formë kartoni dhe dallgë gjigante, fotografitë që pasqyrojnë javën në botë

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit

Zulfaj dhe ambasadori austriak diskutojnë bashkëpunimin

Zulfaj dhe ambasadori austriak diskutojnë bashkëpunimin