Nga analiza e ngjyrave, te personalizimi kreativ i veshjeve dhe ndihma për stilim
personal, Prishtina Mall e kthen modën në një eksperiencë që kulmon më 7 nëntor me
eventin “Fashion in Motion”.
Nga 1 deri më 7 nëntor, Prishtina Mall bëhet destinacioni i adhuruesve të modës
përmes një programi që ndërthur stilin, kreativitetin dhe frymëzimin, duke sjellë
aktivitete që i ftojnë vizitorët të eksplorojnë dhe të shprehin stilin e tyre.

Programi nis më 1 nëntor me Esmeralda Zoto, përmes analizës së ngjyrave, e cila
ndihmon në identifikimin e nuancave që nxjerrin në pah bukurinë natyrale dhe të
ndihmon të zbulosh nuancat që të përshtaten më së miri.
Më 2 dhe 4 nëntor, Yllka Brada do t’i ndihmojë vizitorët të gjejnë kombinime të reja, të
përzgjedhin veshjet që u përshtaten më së miri dhe të zhvillojnë një stil që i identifikon.
Më 3, 4 dhe 5 nëntor, Leonita Muja sjell një dimension kreativ përmes personalizimit të
veshjeve me pikturë, duke dëshmuar se veshjet mund të shndërrohen në pjesë unike,
të krijuara sipas shijes dhe imagjinatës personale.
Më 6 nëntor, stilisti nga Tirana, Niko Komani, i bashkohet programit me eksperiencën e
tij në botën e modës, duke i ndihmuar vizitorët të eksplorojnë kombinime të reja, të
rafinojnë stilin personal dhe të shprehin individualitetin përmes veshjeve.
Programi kulmon më 7 nëntor me “Fashion in Motion”, eventin kryesor të kësaj jave, i
cili shënon finalen e një programi të dedikuar modës dhe kreativitetit, duke i dhënë stilit
dhe trendeve më të reja skenën që meritojnë.
Përmes këtij programi, Prishtina Mall vazhdon të forcojë pozicionimin si destinacion i
modës dhe eksperiencave unike, duke u ofruar vizitorëve më shumë se shopping:
frymëzim, këshilla profesionale për stilim dhe mundësi për të eksploruar trendet më të
reja të modës.
Fashion in Motion – nga 1 deri më 7 nëntor, Prishtina Mall, destinacioni YT!
Burimi: Dukagjini




