Prishtina e Re dhe Liria vazhdojnë garën për kreun, edhe Rilindja 1974 po shkëlqen në Ligën e Parë

Prishtina e Re dhe Liria vazhdojnë garën për kreun, edhe Rilindja 1974 po shkëlqen në Ligën e Parë

Prishtina e Re dhe Liria vazhdojnë garën për kreun, edhe Rilindja 1974 po shkëlqen në Ligën e Parë

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë të Kosovës, ku nuk munguan përballjet interesante, fitoret e rëndësishme dhe rezultatet që ndikojnë në renditjen tabelare.

Sponsor 3M Express

Rilindja 1974, e drejtuar nga Behar Maliqi, arriti një fitore të madhe si mysafire, duke e mposhtur Suharekën me rezultat 4-1. Fitore në udhëtim regjistroi edhe Tefik Çanga, që triumfoi 3-1 ndaj Besës së Pejës.

Prishtina e Re vazhdoi serinë pozitive, duke e mposhtur Lepencin me rezultat 3-1, ndërsa Liria shënoi fitore bindëse 4-0 ndaj Kikës. Në anën tjetër, Ferizaj vazhdoi formën e mirë, duke e mposhtur Trepçën me rezultat 2-0.

Vjosa triumfoi 3-0 ndaj Mitrovicës, ndërsa Vëllaznimi fitoi 2-0 kundër 2 Korrikut. Istogu siguroi tri pikë pas fitores minimale 1-0 ndaj Ramiz Sadikut, kurse Trepça ’89 fitoi me të njëjtin rezultat në derbin ndaj Dinamos.

Prishtina e Re në krye, Liria me një ndeshje më pak

Pas 11 xhirove, Prishtina e Re kryeson renditjen me 24 pikë, por ndjekësi më i afërt, Liria, ka 23 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Në pozitën e tretë renditet Rilindja 1974 me 21 pikë, duke qenë njëra prej skuadrave që po spikat këtë sezon.

Trepça ’89 zë vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Ferizaj dhe Dinamo ndajnë pozitat pasuese, me nga 19 pikë.

Suhareka dhe Istogu kanë nga 16 pikë, në vendet e shtata dhe të teta, kurse 2 Korriku renditet i nënti me 15 pikë. Vjosa dhe Vëllaznimi kanë nga 14 pikë, ndërsa Besa e Pejës gjendet në pozitën e 12-të me 12 pikë.

Trepça ka 11 pikë në vendin e 13-të, kurse Ramiz Sadiku, Lepenci dhe Kika kanë nga nëntë pikë. Tefik Çanga renditet parafundit me gjashtë pikë, ndërsa Mitrovica mbyll tabelën me pesë pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Lirisë.

Gara për kreun mbetet e hapur, me Prishtinën e Re që mban epërsinë minimale ndaj Lirisë, ndërsa Rilindja 1974 dhe Trepça ’89 vazhdojnë të jenë pranë dy skuadrave të para. /Telegrafi/

Lexo edhe

Merz: Shqetësimi im më i madh është ndikimi i Rusisë në shoqëritë perëndimore

Merz: Shqetësimi im më i madh është ndikimi i Rusisë në shoqëritë perëndimore

Dritat e frenimit që pulsojnë bëhen të detyrueshme në Zvicër, ja cilat vetura preken

Dritat e frenimit që pulsojnë bëhen të detyrueshme në Zvicër, ja cilat vetura preken

Rusia kërcënon Japoninë

Rusia kërcënon Japoninë

Prishtina e Re dhe Liria vazhdojnë garën për kreun, edhe Rilindja 1974 po shkëlqen në Ligën e Parë | Momenti