Prishtina drejt acarit ekstrem, temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C – afrohet rekordi i vitit 2017

Prishtina drejt acarit ekstrem, temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C – afrohet rekordi i vitit 2017

Prishtina drejt acarit ekstrem, temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C – afrohet rekordi i vitit 2017

Prishtina pritet të përballet me temperatura tejet të ulëta në ditët e para të dhjetorit, ndërsa termometri mund të zbresë deri në -21 gradë Celsius gjatë natës mes 1 dhe 2 dhjetorit. Parashikimi është publikuar nga shërbimi meteorologjik britanik Met Office.

Sponsor 3M Express

Nëse ky parashikim realizohet, kryeqyteti do t’i afrohet rekordit të temperaturave të ulëta të regjistruara më 8 janar 2017, kur në Prishtinë u matën -24.5 gradë Celsius.

Pas reshjeve të borës gjatë së dielës, në ditët në vijim pritet mot kryesisht me diell, por temperaturat do të mbeten nën zero edhe gjatë orëve të ditës.

Sipas parashikimit të Met Office, të hënën, më 30 nëntor, temperatura maksimale në Prishtinë pritet të jetë -3°C, ndërsa gjatë natës mund të zbresë deri në -15°C.

Të martën, më 1 dhjetor, temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë deri në -3°C, por rënia më e madhe do të ndodhë pas perëndimit të diellit. Deri në orën 23:00, termometri mund të shënojë -19°C.

Nata mes së martës dhe së mërkurës pritet të jetë edhe më e ftohtë. Met Office parashikon minimumin prej -21°C, ndërsa sipas parashikimit orar, në orën 07:00 të së mërkurës temperatura në Prishtinë do të jetë rreth kësaj vlere.

I ftohti pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të tjera. Për natën e 2 dhjetorit parashikohet temperaturë prej -18°C, ndërsa për natën e 3 dhjetorit rreth -15°C. Të enjten pasdite, megjithatë, temperaturat mund të ngrihen deri në 2°C.

Edhe BBC Weather ka publikuar parashikim të ngjashëm, duke paralajmëruar temperatura deri në -21°C për qytetin e Prishtinës. Ndërkohë, për aeroportin e kryeqytetit, Met Office parashikon -20°C gjatë natës së së hënës dhe -21°C gjatë natës së së martës.

Rekordi i të ftohtit në Prishtinë u regjistrua në vitin 2017

Të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se 8 janari i vitit 2017 ishte dita më e ftohtë e atij viti në stacionin meteorologjik të Prishtinës. Atë ditë temperatura kishte zbritur në -24.5°C.

Nëse parashikimi për ditët e ardhshme realizohet, temperatura do të jetë vetëm 3.5 gradë më e lartë se ajo e regjistruar në vitin 2017.

Në aeroportin e Prishtinës, më 8 janar 2017, ishte regjistruar një temperaturë edhe më e ulët. Sipas të dhënave të ruajtura nga Universiteti Shtetëror i Ajovës, në orën 06:00 temperatura kishte arritur në -26°C.

Sipas të dhënave të shqyrtuara nga Nacionale, deri më 29 nëntor 2026 nuk është identifikuar ndonjë matje më e vonshme prej -24°C ose më e ulët në regjistrimet ditore të aeroportit. Edhe në vjetarët e IHMK-së të kontrolluar deri në vitin 2024 nuk është gjetur një matje e tillë.

Megjithatë, për vitet 2025 dhe 2026 nuk janë verifikuar të dhënat ditore të të gjitha stacioneve meteorologjike në Kosovë.

Bora shkaktoi vështirësi në disa rrugë

Ndërkohë, reshjet e borës gjatë së dielës kanë sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa pjesë të vendit.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuar në orën 07:15, rrugët Prishtinë–Mutivodë dhe Podujevë–Merdarë ishin të kalueshme me vështirësi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte parashikuar për të dielën temperatura minimale nga -5 deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga 1 deri në 3°C.

IHMK ka këshilluar qytetarët të përdorin veshje të përshtatshme dhe të shmangin qëndrimin e gjatë në ambiente të ftohta, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur