Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Presidentja Shiroka Pula vlerëson mbështetjen e Turqisë për Kosovën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë, Babür Hızlan.

Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar kontributin e saj në kuadër të KFOR-it, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sponsor 3M Express

Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe përshëndeti nisjen e punimeve për ndërtimin e fabrikës së municioneve në Jahoc të Gjakovës, në bashkëpunim me kompaninë turke MKE, si një hap të rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve vendore të mbrojtjes.

Presidentja vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në NATO. Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e eksporteve kosovare dhe nxitjen e investimeve turke në Kosovë

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Arda Guler drejt largimit nga Real Madridi? PSG i ofron pagë prej 22 milionë eurosh

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Kane ka fituar gjithçka individualisht, tani e kërkon Championsin dhe trofe me Anglinë

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës

Presidentja Shiroka Pula thekson rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës