Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër.
Gjatë takimit, Shiroka Pula vlerësoi rolin e Kroacisë në themelimin dhe zhvillimin e kësaj nisme rajonale, si dhe mbështetjen e saj për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe se anëtarësimi në NATO është prioritet strategjik, që do të kontribuonte në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.
Në këtë kontekst, presidentja vlerësoi marrëveshjen trepalëshe të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, të nënshkruar më 18 mars 2025, si hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse.
Burimi: RTKLive





