Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, nuk është përgjigjur nëse do ta dekretojë Ligjin për Specialen.

Shefja e shtetit, pas pjesëmarrjes në konferencën me temën “Roli i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe funksionimin demokratik të institucioneve”, Shiroka-Pula i është shmangur pyetjeve të gazetarëve duke mos e thënë asnjë fjalë për Ligjin për Specialen.
Ligji për Specialen tash e një javë është në presidencë pas votimit në kuvend, por që nuk po dekretohet akoma nga presidentja Shiroka-Pula.




