Presidentja Shiroka Pula reagon pas barazimit me Izraelin: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ndjekur nga afër në stadiumin “Fadil Vokrri” përballjen e Kombëtares së Kosovës me Izraelin, e cila përfundoi me rezultat 0:0.

Sponsor 3M Express

Pas përfundimit të ndeshjes, ajo ka vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e treguar nga futbollistët e Kosovës në përfaqësimin e vendit.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, Shiroka Pula ka falënderuar “Dardanët” për emocionet që u dhuruan tifozëve, duke i inkurajuar të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim.

“Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat. Vazhdoni të punoni me të njëjtin përkushtim dhe besim. Përpara Kosovë!”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ndaloi bariun për shkak të lopës në Graçanicë, gazetari thumbon prokurorin Igrishta: Më vjen keq prej lopës se kujt i ka rënë të merret me të

Ndaloi bariun për shkak të lopës në Graçanicë, gazetari thumbon prokurorin Igrishta: Më vjen keq prej lopës se kujt i ka rënë të merret me të

Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Japonia mposht Brazilin në miqësore

Japonia mposht Brazilin në miqësore