Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të TV Dukagjinit brenda Presidencës.

Para kthimit të ligjit, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe përfaqësuesve të partive politike, pas të cilit ligji do t’i përcillet Kuvendit për rishqyrtim.

Sponsor 3M Express

Këto zhvillime i ka bërë të ditura ekskluzivisht mbrëmjen e së mërkurës autori dhe moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri.

Kuvendi e miratoi ligjin me 88 votat e deputetëve më 6 tetor, ndërsa Presidentes së re, ia dërgoi më 15 tetor për dekretim.

Ndryshimet e miratuara përfshijnë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, faljen presidenciale dhe ankesat në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime për përputhshmërinë e ndryshimeve me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Nëse presidentja e kthen ligjin, Kuvendi do ta rishqyrtojë atë. Sipas procedurave kushtetuese, presidentja mund ta kthejë një ligj për rishqyrtim vetëm një herë, nëse Kuvendi e miraton sërish, ligji procedohet sipas rregullave kushtetuese.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E vrau vëllanë pas një mosmarrëveshjeje pronësore në Klinë, ngrihet aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit

E vrau vëllanë pas një mosmarrëveshjeje pronësore në Klinë, ngrihet aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit

ARRU publikon tarifat e ujit për vitin 2027, zbatimi nis nga 1 janari

ARRU publikon tarifat e ujit për vitin 2027, zbatimi nis nga 1 janari

Sulmet ruse vrasin shtatë persona në Ukrainë, pas takimit të të dërguarit amerikan me Putinin

Sulmet ruse vrasin shtatë persona në Ukrainë, pas takimit të të dërguarit amerikan me Putinin