Presidenti kubanez: Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane

Presidenti kubanez: Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane

Presidenti kubanez: Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ushtria amerikane

Kuba po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar presidenti kubanez, Miguel Díaz-Canel, pas deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat janë interpretuar si kërcënim për ndërhyrje ushtarake.

Sponsor 3M Express

“Ne jemi të vendosur të sprapsim çdo përpjekje për agresion ushtarak të huaj kundër vendit tonë”, deklaroi Díaz-Canel.

Megjithatë, presidenti kubanez theksoi se vendi i tij është paqësor dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së, raportojnë mediat e huaja.

Deklarata e tij vjen pasi Trump, në një intervistë radiofonike, shprehu dëshirën që të realizojë ndryshimin e pushtetit në Kubë brenda dy viteve të mbetura të mandatit të tij, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake.

“Dua që kjo çështje me Kubën të marrë fund përpara se të largohem”, tha Trump, duke shtuar se “patjetër do ta shqyrtonte” mundësinë e një veprimi ushtarak.

Díaz-Canel kritikoi deklaratat e përsëritura të politikanëve amerikanë lidhur me mundësinë e agresionit ushtarak ndaj Kubës, ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt presidentin Trump.

Ai i bëri këto komente në qytetin Boyeros, në jug të kryeqytetit Havana, para komandantëve të lartë ushtarakë, përfaqësuesve të Partisë Komuniste dhe autoriteteve lokale.

Ndërkohë, që nga ndërhyrja ushtarake amerikane në Venezuelë në janar, gjatë së cilës presidenti Nicolás Maduro u kap dhe u dërgua në SHBA, Kuba ka intensifikuar përgatitjet mbrojtëse.

Në të gjithë vendin janë zhvilluar ushtrime dhe takime të rregullta ushtarake për koordinimin e masave të mbrojtjes. Po ashtu, pjesëtarë të ushtrisë po zhvillojnë trajnime bazike ushtarake për civilët, në kuadër të strategjisë së njohur si “Lufta e të Gjithë Popullit”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komuna e Pejës reagon lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

Vrasja e Arlinda Zekajt, Komuna e Pejës reagon lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

SHBA hedh idenë që Ukraina t’i dorëzojë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO – thotë Zelensky

SHBA hedh idenë që Ukraina t’i dorëzojë territore Rusisë në këmbim të anëtarësimit në NATO – thotë Zelensky

E trishtë: U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

E trishtë: U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq