PPE: E drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht

PPE: E drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht

PPE: E drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka theksuar se e drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht, duke kërkuar hetim të shpejtë, të plotë dhe të pavarur për çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës.

Në deklaratën e publikuar, PPE-ja thekson se organet e zbatimit të ligjit duhet të veprojnë gjithmonë në mënyrë proporcionale.

Sponsor 3M Express

Sipas PPE-së, e ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeverisje llogaridhënëse, sundim të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe me mundësi për të rinjtë në vendin e tyre.

PPE-ja dënon çdo akt të paligjshëm dhune dhe sulmet nga të gjitha palët, veçanërisht ato kundër pronës dhe integritetit fizik të personave.

Ajo vlerëson se tensionet aktuale duhet të trajtohen përmes dialogut, uljes së tensioneve dhe angazhimit demokratik.

Në përfundim, PPE-ja nënvizon se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe se e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | U ther me thikë, dyshohet se u hodh nga vetura në lëvizje – nesër para gjykatës rasti i vdekjes së Auron Thaqit

LEX | U ther me thikë, dyshohet se u hodh nga vetura në lëvizje – nesër para gjykatës rasti i vdekjes së Auron Thaqit

Rama diskuton me përfaqësuesen evropiane për qasjen e komunave në fondet e BE-së

Rama diskuton me përfaqësuesen evropiane për qasjen e komunave në fondet e BE-së

Bournemouth turpëron Milanin, të gjitha rezultatet

Bournemouth turpëron Milanin, të gjitha rezultatet

PPE: E drejta për protesta paqësore në Shqipëri duhet të respektohet plotësisht | Momenti