38-vjeçari ka marrë së fundmi besimin për të drejtuar disa ndeshje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, megjithëse paraqitjet e tij në disa prej këtyre përballjeve janë shoqëruar me polemika.
Një prej ndeshjeve më të komentuara të drejtuara nga Pinheiro ishte gjysmëfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve 2025/26, ndërmjet Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit, ku disa nga vendimet e tij shkaktuan pakënaqësi te drejtuesit e klubit gjerman.

Portugezi ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Zvicrës në Kupën e Botës 2026.
Në atë përballje, ai ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin zviceran Breel Embolo për simulim, në një moment kur rezultati ishte 1:1, vendim që ndikoi në rrjedhën e ndeshjes.
Tashmë, Pinheiro do të ketë përgjegjësinë për të drejtuar duelin Shqipëri – Finlandë, në një përballje të rëndësishme për vazhdimësinë e të dyja përfaqësueseve në Ligën e Kombeve.
Burimi: RTKLive




