Portieri boshnjak e krahason Diant Ramajn me Neuerin: Është version më i dobët i tij

Portieri boshnjak e krahason Diant Ramajn me Neuerin: Është version më i dobët i tij

Portieri boshnjak e krahason Diant Ramajn me Neuerin: Është version më i dobët i tij

Portieri kosovar Diant Ramaj është krahasuar me Manuel Neuerin nga portieri boshnjak Matej Delac, i cili e ka cilësuar atë si një version më të dobët të gjermanit.

Sponsor 3M Express

Delac, aktualisht pjesë e skuadrës daneze Horsens, ka folur për cilësitë e portierit të Copenhagenit, i cili do të përballet me Cërvena Zvezdën në Beograd, në kuadër të Ligës së Evropës.

Sipas tij, një nga pikat më të forta të Ramajt është loja me këmbë, pasi shumë prej aksioneve të Copenhagenit nisin pikërisht nga portieri kosovar.

“Dianti është një nga më të mirët në lojën me këmbë dhe mund të jetë një armë e shkëlqyer për Copenhagenin kundër Zvezdës”, ka thënë Delac për mediumin danez “Tipbladet”.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se kjo cilësi mund të kthehet edhe në disavantazh, sidomos kur Ramaj rrezikon tepër me pasime.

“Kur e tepron me pasimet, mund të bëjë gabime. Ramaj është një version më i dobët i Manuel Neuerit. Atij i pëlqen të dalë dhe ta lexojë lojën, por edhe kjo është një shpatë me dy tehe”.

Ramaj, i cili ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2028, është huazuar te Copenhageni për shkak të konkurrencës së madhe në portën e klubit gjerman. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sydney Sweeny “çmendi” rrjetin me një reklamë festive për markën e saj të brendshmeve

Sydney Sweeny “çmendi” rrjetin me një reklamë festive për markën e saj të brendshmeve

Trepça triumfon ndaj Opavës, Bashkimi mundet nga Kalev

Trepça triumfon ndaj Opavës, Bashkimi mundet nga Kalev

Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist

Arrestohet në Gjermani shtetasi shqiptar, dyshohet se ishte pjesë e një grupi ekstremist

Portieri boshnjak e krahason Diant Ramajn me Neuerin: Është version më i dobët i tij | Momenti