Poloni, dy ditë zie kombëtare pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë

Poloni, dy ditë zie kombëtare pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë

Poloni, dy ditë zie kombëtare pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka njoftuar shpalljen e dy ditëve zie kombëtare në Poloni, pas sulmit të rëndë me armë zjarri në qytetin e Krakovës, ku humbën jetën gjashtë persona dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Sponsor 3M Express

Vendimi u bë i ditur gjatë një konference për media në Krakovë.

Sipas tij, e diela, 8 nëntor, dhe e hëna, 9 nëntor, do të jenë ditë zie kombëtare në të gjithë vendin.

Sulmi ndodhi të shtunën, rreth orës 15:00, në afërsi të Sheshit Kryesor (Rynek Główny), në qendrën historike të Krakovës.

Sipas informacioneve të autoriteteve, një person hyri me veturë në zonën e sheshit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastësishëm.

Gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën, në mesin e tyre edhe dy policë.

Pesë shtetas të huaj janë në mesin e të plagosurve, ndërsa në mesin e viktimave raportohet edhe një shtetas britanik.

Policia reagoi ndaj sulmit dhe qëlloi të dyshuarin, i cili më pas u arrestua dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Sipas autoriteteve polake, i dyshuari është shtetas polak, rreth 25 vjeç. Ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, deklaroi se hetimet paraprake kanë zbuluar shenja të ndikimit nga ideologjia e ekstremit të djathtë dhe pikëpamje ultranacionaliste.

Megjithatë, motivi i saktë i sulmit dhe rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt hetimi.

Një tjetër zhvillim tronditës u bë i ditur nga kryeministri Donald Tusk gjatë konferencës për media.

Sipas tij, në banesën e të dyshuarit, në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski, janë gjetur trupat e pajetë të tri personave: dy grave dhe një burri, të cilët dyshohet se janë familjarë të tij.

Autoritetet po hetojnë edhe lidhjen e mundshme të këtyre vdekjeve me sulmin në Krakovë.

Lexo edhe

Bllokohen në kufirin hungarez gjatë rrugës për në Gjermani, udhëtari për Sinjalin: Na i morën edhe pasaportat

Bllokohen në kufirin hungarez gjatë rrugës për në Gjermani, udhëtari për Sinjalin: Na i morën edhe pasaportat

Sa kalori digjen gjatë vërtetë seksit?

Sa kalori digjen gjatë vërtetë seksit?

Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së

Bisedë telefonike, Erdogan dhe Trump diskutojnë për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së