Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Policia zbulon detajet e plagosjes së dy familjarëve në Gjakovë, i dyshuari përfundon në mbajtje

Dy persona janë plagosur me armë zjarri të martën në Gjakovë, pas një incidenti mes familjarëve. I dyshuari për plagosjen është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 16:30, ndërsa është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Të dy viktimat, meshkuj kosovarë, janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se personat e përfshirë në incident kanë lidhje familjare ndërmjet vete, ndërsa motivi i rastit ende nuk dihet.

“Gjakovë 10.11.2026 – 16:30. Dy meshkuj kosovarë janë plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. Palët e përfshira në incident janë në lidhje familjare ndërmjet vete dhe motivi i rastit nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorë në rast, katër gëzhoja dhe një fishekë. Po ashtu bashkëshortja e të dyshuarit e ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg