Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia sqaron aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi sot në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, në zonën Mazgit–Trudë, duke konfirmuar se në të janë përfshirë dy automjete dhe jo vetëm një, siç ishte raportuar fillimisht.

Sponsor 3M Express

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, pas analizimit të pamjeve filmike të publikuara dhe veprimeve hetimore, është konstatuar se bëhet fjalë për një aksident mes dy automjeteve.

Policia ka identifikuar të dy drejtuesit e veturave, përfshirë edhe shoferin që ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Të dy janë paraqitur në stacionin policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Njëri prej tyre është kontrolluar nga ekipi mjekësor, me ç’rast janë konstatuar lëndime të lehta.

Për nevojat e hetimeve të mëtejshme, Policia ka konfiskuar të dy automjetet e përfshira në aksident.

Hoxha ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të procedohet si kundërvajtje dhe të trajtohet nga hetuesit kompetentë policorë.

Policia ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të shmangin veprimet e rrezikshme që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve./Telegrafi.

Lexo edhe

Bosi i Nvidia pranon tradhtinë ndaj gruas, dyshime se e dashura është spiune kineze

Bosi i Nvidia pranon tradhtinë ndaj gruas, dyshime se e dashura është spiune kineze

Sa mirë e njohin banorët njëri-tjetrin me sy mbyllur? Shpërthejnë të qeshurat në shtëpi (VIDEO)

Sa mirë e njohin banorët njëri-tjetrin me sy mbyllur? Shpërthejnë të qeshurat në shtëpi (VIDEO)

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani