​Policia shpërndan protestuesit, nis pastrimi i Bulevardit në Tiranë

​Policia shpërndan protestuesit, nis pastrimi i Bulevardit në Tiranë

​Policia shpërndan protestuesit, nis pastrimi i Bulevardit në Tiranë

Pas orë të tëra përplasjeje në ditën e 12-të të protestave në Tiranë, gjendja në terren duket se është qetësuar.

Sponsor 3M Express

Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë të mundur largimin e turmës që ushtronte akte dëmtuese përgjatë akseve kryesore.

Sipas pamjeve nga terreni, në vendngjarjet ku u zhvilluan përplasjet kryesore janë pothuajse plotësisht të lira dhe bëhet me dije se momentalisht rrugët e Tiranës janë të boshatisura prej protestuesve.

Paralelisht me normalizimin e qarkullimit, ka nisur puna për skanimin e dëmeve të shkaktuara në hapësirat publike. Veçanërisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur pastrimi nga gurët dhe sendet e tjera të forta të hedhura gjatë protestave.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka arrestuar disa protestues pas akteve vandale në kryeqytet. /RTSH

Lexo edhe

Aksident i rëndë në Mitrovicë, përfshihen një veturë dhe një motor

Aksident i rëndë në Mitrovicë, përfshihen një veturë dhe një motor

Bora triumfon bindshëm ndaj Sigal Prishtinës në derbin e kryeqytetit

Bora triumfon bindshëm ndaj Sigal Prishtinës në derbin e kryeqytetit

Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej

Real Madridi gati të shpenzojë 80 milionë euro për talentin që e la të largohej