Policia ka shpërndarë protestuesit me ujë me presion, pasi këta të fundit hodhën molotovë në drejtim të efektivëve.

Pas kësaj, protestuesit janë shpërndarë, duke u larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
Efektivët janë duke ndjekur tashmë nëpër rrugët e kryeqytetit protestuesit, me qëllim kapjen e atyre që hodhën sende të forta në drejtim të policisë.




