Policia shpall në kërkim Albert Sylajn për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert (Sylejman) Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Përmes një kërkese për bashkëpunim me qytetarët, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, po kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sipas njoftimit të Policisë, Albert Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan dhe kërkohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e tij, të kontaktojnë autoritetet ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Informacionet mund të jepen në këta numra telefoni:

  • 192
  • 0800 19999 – pa pagesë
  • 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sërish Mika Adams MVP

Sërish Mika Adams MVP

A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës

A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Finlanda kampione e botës në vjeljen e ullinjve, ndonëse nuk ka asnjë pemë ulliri

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, kërkon ndihmën e qytetarëve | Momenti