Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Policia paralajmëron protestuesit para Kryeministrisë: Nëse nuk largoheni, do të ndërhyjmë

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë.

Sponsor 3M Express

“Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve.

Thirrja e policisë vjen në një moment tensioni para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës.

Prania e forcave të rendit dhe paralajmërimi për ndërhyrje shënojnë përshkallëzim të situatës në zonën përreth godinës qeveritare.

Ndryshe, protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e tetë.

Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar dëme në objekte publike dhe private.

Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Lexo edhe

Ekskluzive | Denoncoi se ia vodhën pistoletën nga kasaforta në Viti – Policia zbulon se e kishte dhënë për ta shlyer një borxh

Ekskluzive | Denoncoi se ia vodhën pistoletën nga kasaforta në Viti – Policia zbulon se e kishte dhënë për ta shlyer një borxh

Burrat zbuluan se tërhiqen veçanërisht nga qafat e grave: terapistet femra shpjeguan pse është kështu

Burrat zbuluan se tërhiqen veçanërisht nga qafat e grave: terapistet femra shpjeguan pse është kështu

Putin po e përgatit vajzën e tij që ta drejtojë Rusinë?

Putin po e përgatit vajzën e tij që ta drejtojë Rusinë?