Përveç angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, Policia ne Vushtrri po vazhdon me sukses edhe realizimin e urdhëresave të gjykatave për arrestimin e personave të kërkuar.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, më 6 nëntor 2026, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës, njësitet policore në Vushtrri kanë realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme, me ç’rast kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë dy persona të kërkuar.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të dy personat e arrestuar u janë dorëzuar autoriteteve kompetente të drejtësisë për vuajtjen e dënimeve të shqiptuara nga gjykata, përkatësisht njëri me dënim prej tre (3) vjetësh, ndërsa tjetri me dënim prej një (1) viti e dy (2) muajsh.
Burimi: Insajderi




