Policia kontrollon dy prona në Ferizaj, sekuestron pistoletën dhe nëntë fishekë

Policia kontrollon dy prona në Ferizaj, sekuestron pistoletën dhe nëntë fishekë

Policia kontrollon dy prona në Ferizaj, sekuestron pistoletën dhe nëntë fishekë

Një armë zjarri dhe nëntë fishekë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni hetimor në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj ka zhvilluar dy kontrolle në pronat e një personi të dyshuar, me inicialet XH.B., 57-vjeçar, pas pranimit të informacioneve se ai posedonte armë zjarri.

Gjatë kontrollit në njërën prej pronave, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe nëntë fishekë.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një kosovar, plagoset vëllai i tij

Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një kosovar, plagoset vëllai i tij

Erdogan paralajmëron për përshkallëzim në Detin e Zi: Sulmet ndaj anijeve civile nuk i shërbejnë askujt

Erdogan paralajmëron për përshkallëzim në Detin e Zi: Sulmet ndaj anijeve civile nuk i shërbejnë askujt

Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit

Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit