Bastisja është kryer më 28 tetor, rreth orës 19:30, te një i dyshuar 47-vjeçar, me inicialet A.B. Gjatë kontrollit janë gjetur dy pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore.
Gjatë verifikimit është konstatuar se lejet për armët e zjarrit kishin skaduar më 24 shtator të këtij viti.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Burimi: RTKLive




