Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale të grabitjes.

Sipas njoftimit të Policisë, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informata që mund të ndihmojnë në identifikimin e tij, t’i ndajnë me organet e rendit.
Qytetarët që posedojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




