Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të miturit nga Deçani, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të miturit nga Deçani, ia publikon foton

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e të miturit nga Deçani, ia publikon foton

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismajl Qekiqat, 13-vjeçarit nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas Policisë, deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e të miturit.

Me autorizim të prokurorit kompetent për të mitur dhe në koordinim me Qendrën për Punë Sociale në Deçan, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij, me shpresën se qytetarët mund të ndihmojnë në gjetjen e tij.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e Ismailit që të lajmërojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti

“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti