Policia irlandeze zbulon një pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan një ditë më parë

Ekspertët e ushtrisë irlandeze kanë neutralizuar një pajisje shpërthyese të improvizuar, por funksionale, në një ndërtesë zyrash në qendër të Dublinit, pranë vendit ku liderët botërorë kishin darkuar një ditë më parë, raporton Reuters.

Policia irlandeze njoftoi se kishte reaguar të premten pasdite, pas raportimit për një pajisje të dyshimtë në një ndërtesë në sheshin Merrion Square.

Sponsor 3M Express

Pas vlerësimit fillestar nga policia, ekipit të forcave të armatosura për asgjësimin e mjeteve shpërthyese iu kërkua të ndërhynte.

“Ekipi i asgjësimit të mjeteve shpërthyese e ka bërë të sigurt atë që është një pajisje e improvizuar, por funksionale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin, por nuk kanë bërë të ditur se kur dyshohet se është vendosur pajisja apo nuk kanë dhënë detaje të tjera për të.

Një ditë më parë, liderët e Komunitetit Politik Evropian, që përfshin shtetet anëtare dhe ato joanëtare të Bashkimit Evropian, kishin marrë pjesë në një darkë në Galerinë Kombëtare të Irlandës, në anën tjetër të sheshit.

Në darkë ishin të pranishëm presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Andy Burnham, dhe kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili ishte i ftuar në këtë aktivitet.

Për shkak të takimit, policia kishte vendosur një perimetër sigurie rreth objektit, ndërsa rrugët përreth sheshit Merrion Square ishin mbyllur për qarkullim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjithashtu kishte marrë pjesë në samit, por nuk ishte i pranishëm në darkë, pasi po zhvillonte takim me të dërguarit e presidentit amerikan, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, në periferi të Dublinit.

Samiti vazhdoi të premten me një takim joformal të liderëve të Bashkimit Evropian, në një lokacion tjetër, rreth 1.5 kilometra larg vendit ku u zbulua pajisja shpërthyese.

Policia irlandeze e kishte cilësuar organizimin dyditor si operacionin më të madh të sigurisë që kishte ndërmarrë ndonjëherë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur

140 mijë të diagnostikuar me diabet në Maqedoninë e Veriut, 40 mijë të tjerë jetojnë me sëmundjen pa e ditur

Policia irlandeze zbulon pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan, pjesë e darkës ishte edhe Kurti

Policia irlandeze zbulon pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan, pjesë e darkës ishte edhe Kurti

Dimri mbërrin fuqishëm në Kroaci, bora paralizon qarkullimin në disa rrugë

Dimri mbërrin fuqishëm në Kroaci, bora paralizon qarkullimin në disa rrugë