Policia gjermane ndalon një furgon me shqiptarë në autostradë, 10 persona dyshohet se qëndronin ilegalisht

Policia gjermane ka ndaluar një furgon me 12 persona në autostradën A7, pranë Dinkelsbuhl, ku gjatë kontrollit ka zbuluar disa shkelje, përfshirë qëndrimin e paligjshëm të 10 udhëtarëve dhe dyshime për pastrim parash.

Sponsor 3M Express

Kontrolli është zhvilluar natën e së dielës, më 22 nëntor, rreth orës 00:30, në kuadër të kontrolleve policore në autostradë, shkruan mediumi gjerman, Swp.de.

Në automjet ndodheshin 10 shtetas shqiptarë dhe dy shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Në timon ishte një 26-vjeçar shqiptar, i cili gjatë kontrollit paraqiti patentë të kategorisë B, por kjo kategori nuk ishte e mjaftueshme për drejtimin e automjetit për shkak të numrit të ulëseve.

Gjatë verifikimeve, policia konstatoi se 10 nga 11 pasagjerët kishin tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit në Bashkimin Evropian, i cili është maksimumi 90 ditë, transmeton Telegrafi.

Ndaj tyre janë hapur procedura për qëndrim të paligjshëm në Gjermani, ndërsa secili ka marrë një dokument me të cilin duhet të dëshmojë largimin nga vendi brenda një afati të shkurtër.

Probleme me drejtësinë ka edhe shoferi, ndaj të cilit është ngritur kallëzim për drejtim të automjetit pa patentën përkatëse.

Përveç kësaj, policia i ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash, për të cilën ai nuk ka mundur të japë një shpjegim bindës mbi prejardhjen.

Në koordinim me Prokurorinë e Ansbachut, paratë janë sekuestruar dhe ndaj tij është hapur një tjetër procedurë penale nën dyshimin për pastrim parash./Telegrafi/

Lexo edhe

SHBA-ja do të jetë nikoqire e Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi

SHBA-ja do të jetë nikoqire e Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi

Në pritjen e ambasadorit Malaj, Haradinaj flet për rëndësinë e 28 Nëntorit

Në pritjen e ambasadorit Malaj, Haradinaj flet për rëndësinë e 28 Nëntorit

“Nuk ndihem fajtore, dihet kush e ka kryer”, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt del me pranga nga gjykata

“Nuk ndihem fajtore, dihet kush e ka kryer”, ish-vjehrra e Arlinda Zekajt del me pranga nga gjykata