Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike, një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë.
Në lidhje me rastin, është arrestuar një person, i cili, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

“Rasti po hetohet për veprat penale që lidhen me narkotikët dhe mbajtjen e paautorizuar të armëve”, njofton Policia e Kosovës..
Burimi: RTKLive




