Policia e rrethon KQZ-në e Serbisë, aktualisht as gazetarët s’lejohen të afrohen

Policia e rrethon KQZ-në e Serbisë, aktualisht as gazetarët s’lejohen të afrohen

Policia e rrethon KQZ-në e Serbisë, aktualisht as gazetarët s’lejohen të afrohen

Policia ka rrethuar zonën përreth Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, duke ua ndaluar gazetarëve qasjen në këtë hapësirë, raporton BBC.

Sipas mediumit, një zyrtar policor i ka thënë gazetarit të BBC-së se ekziston një urdhër për kufizimin e qasjes dhe se gazetarët do të njoftohen nëse marrin udhëzime të reja. Kjo ndodhi edhe pasi gazetari paraqiti kredencialet e tij të punës.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, në Parkun e Pionierit janë parë disa persona duke lëvizur konstruksione të mëdha metalike, të ngjashme me ato që përdoren për ngritjen e tendave. Megjithatë, nuk është e qartë nëse ata po i çmontojnë konstruksionet ekzistuese apo po vendosin të reja.

Zhvillimet po ndodhin gjatë ditës së zgjedhjeve në Serbi, në një kohë kur janë raportuar edhe incidente të dhunshme në disa qendra votimi.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Policia e rrethon KQZ-në e Serbisë, aktualisht as gazetarët s’lejohen të afrohen | Momenti