Policia e Ferizajt raporton 9 vjedhje dhe 2 raste të dhunës në familje brenda një jave

Policia e Ferizajt raporton 9 vjedhje dhe 2 raste të dhunës në familje brenda një jave

Policia e Ferizajt raporton 9 vjedhje dhe 2 raste të dhunës në familje brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, ndërsa gjatë periudhës 12–18 tetor 2026 ka evidentuar disa raste të veprave penale dhe ka arrestuar 12 persona të kërkuar me urdhëresa gjyqësore.

Sponsor 3M Express

Sipas të dhënave të Policisë Rajonale të Ferizajt, gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej nëntë raste të vjedhjeve në rajon. Prej tyre, shtatë raste kanë ndodhur në Ferizaj, një në Shtime dhe një në Kaçanik.

Ndërkohë, gjatë javës janë raportuar edhe dy raste të dhunës në familje. Njëri rast është evidentuar në Ferizaj, ndërsa tjetri në Shtërpcë.

Në kuadër të realizimit të urdhëresave të gjykatave kompetente, policia ka arrestuar 12 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt vazhdon të ndërmarrë veprime për parandalimin e veprave penale, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vdes një punëtor në Drenas, Policia nis hetimet

Vdes një punëtor në Drenas, Policia nis hetimet

Deputetja e PDK-së kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Glauk, 81 vjet burg nuk janë një gabim teknik që kalohet me dy fjali diplomatike

Deputetja e PDK-së kritikon Konjufcën për fjalimin në OKB: Glauk, 81 vjet burg nuk janë një gabim teknik që kalohet me dy fjali diplomatike

Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht

Solidaritet me të rinjtë në Tiranë, studentët në Elbasan bojkotojnë mësimin: Është e turpshme të vijojmë si normalisht