Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të para të borës

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të para të borës

Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të para të borës

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, pas reshjeve të para të borës në Brezovicë, Prevallë, Jezerc dhe zona të tjera malore të rajonit.

Për shkak të mundësisë së krijimit të ngricave dhe rrëshqitjeve në rrugë, policia rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve dhe të shmangin frenimet e menjëhershme.

Sponsor 3M Express

Policia ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në rajon.

Po ashtu, ajo ka rikujtuar se nga 15 nëntori deri më 15 mars, gomat dhe pajisjet dimërore janë të obligueshme për të gjitha mjetet.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Gjykata në Wisconsin i cakton paraburgimin Hektor Avdylit, u ekstradua nën dyshimet për vjedhjen e të dhënave bankare në SHBA

Gjykata në Wisconsin i cakton paraburgimin Hektor Avdylit, u ekstradua nën dyshimet për vjedhjen e të dhënave bankare në SHBA

Endrick jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi

Endrick jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi

Mrekullia e Dinamo Kiev: Shevchenko dhe Rebrov tronditën Evropën – por ëndrra e madhe u ndal në gjysmëfinale

Mrekullia e Dinamo Kiev: Shevchenko dhe Rebrov tronditën Evropën – por ëndrra e madhe u ndal në gjysmëfinale