Policët shqiptarë në New York mbajnë një mbrëmje festive për trashëgiminë shqiptare: Krenari dhe bashkim

Një mbrëmje kushtuar trashëgimisë shqiptare, krenarisë dhe bashkimit është mbajtur më 20 nëntor në New York, ku pjesëtarë të komunitetit të policisë shqiptare kanë festuar historinë, kulturën dhe kontributin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Aktiviteti u organizua nga NYPD Illyrian Society në One Police Plaza, në New York, me pjesëmarrjen e personave që shërbejnë në zbatimin e ligjit dhe që kanë prejardhje shqiptare, shkruan Telegrafi.

Përmes një postimi, njëri prej pjesëmarrësve e cilësoi këtë si një mbrëmje krenarie, uniteti dhe vlerësimi për kontributin e vazhdueshëm të shqiptaro-amerikanëve në SHBA, veçanërisht të atyre që shërbejnë me nder dhe përkushtim në organet e zbatimit të ligjit.

Në postim u shpreh falënderim për NYPD Illyrian Society për organizimin e aktivitetit dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen e trashëgimisë shqiptare, nderimin e traditave dhe forcimin e komunitetit.

“Dy flamuj, një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, shërbimit dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në mesazhin e publikuar me këtë rast.

Në të njëjtin postim theksohet se ruajtja e trashëgimisë është jo vetëm lidhje me të kaluarën, por edhe përgjegjësi ndaj së ardhmes, për të nderuar paraardhësit dhe për t’i përcjellë vlerat dhe identitetin shqiptar te brezat e rinj./Telegrafi/

Lexo edhe

Vidhet një veturë në Podujevë

Vidhet një veturë në Podujevë

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shiroka Pula: Lufta jonë u bë edhe për ta folur e shkruar atë lirshëm

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Shiroka Pula: Lufta jonë u bë edhe për ta folur e shkruar atë lirshëm