Pochettino përshendetet me SHBA-në, merr drejtimin e Manchester United

Pochettino përshendetet me SHBA-në, merr drejtimin e Manchester United

Pochettino përshendetet me SHBA-në, merr drejtimin e Manchester United

Trajneri argjentinas do të rikthehet në Premier League, ndërsa largimi nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë emocional për të.

Pesëdhjetë e katër vjeçari është përshëndetur të premten me futbollistët dhe stafin e përfaqësueses amerikane, duke e cilësuar vendimin për t’u larguar si njërin prej më të vështirëve në karrierën e tij.

Sponsor 3M Express

“Ky ishte njëri prej vendimeve më të vështira të karrierës sime. Kemi mësuar shumë nga ju dhe nga ky vend i mrekullueshëm”, ka thënë Pochettino, i cili nuk ka arritur t’i mbajë lotët gjatë konferencës për media.

Ai ka falënderuar futbollistët dhe stafin për dy vjetët e bashkëpunimit, duke thënë se ishte i lumtur që kishte qenë pjesë e një projekti në të cilin kishte besuar shumë.

Pochettino do ta drejtojë edhe në dy ndeshjet e ardhshme përfaqësuesen amerikane kundër Haitit, të cilat zhvillohen të shtunën dhe të martën, në kuadër të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it. Më pas, më 18 nëntor, do ta nisë zyrtarisht punën te Manchester United.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit për lirimin e trajnerit dhe stafit të tij. Sipas raportimeve, Manchester United ka paguar rreth 10 milionë dollarë për ta ndërprerë kontratën e Pochettino, e cila ishte vazhduar deri në vitin 2030.

Argjentinasi kishte nënshkruar kontratë të re me SHBA-në në gusht, por oferta e Manchester United ishte një mundësi që, sipas tij, ishte shumë e vështirë për t’u refuzuar.

“Nuk kam thënë asnjëherë se dëshiroja të kthehesha në Premier League. Por, në karrierën tënde nuk të paraqiten shpesh mundësi për të drejtuar një klub si Manchester United”, ka deklaruar ai.

Pochettino do ta marrë drejtimin e një skuadre që po kalon një periudhë të vështirë. Manchester United ndodhet në vendin e tetëmbëdhjetë në tabelën e Premier Leagues, në zonën e rënies nga liga, me vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e para. Ky është fillimi më i dobët i klubit në kampionat në dyzet vjetët e fundit.

Ndeshja e parë e trajnerit argjentinas pritet të jetë përballja me Liverpool, të dielën e ardhshme.

Pochettino ka përvojë të madhe në futbollin anglez. Ai ka drejtuar Southampton, Tottenham dhe Chelsea, ndërsa ka qenë edhe trajner i Paris Saint-Germain, me të cilin fitoi tri trofe, përfshirë titullin e Ligue 1 në sezonin 2021/22.

Me Tottenham arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019. Ndërkaq, në krye të përfaqësueses amerikane, të cilën e mori drejtimin në vitin 2024, arriti deri në fazën e 1/8 së finales në Kupën e Botës të këtij viti.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Nis kthimi i parave për klientët e Alta Bankës në Serbi

Nis kthimi i parave për klientët e Alta Bankës në Serbi

Rizvanolli u kundërpërgjigjet kritikave për prodhimin e rrymës: Po bëhen investime që s’janë bërë kurrë

Rizvanolli u kundërpërgjigjet kritikave për prodhimin e rrymës: Po bëhen investime që s’janë bërë kurrë

SHBA-ja ngrin 2.7 miliardë dollarë në kriptovaluta të vjedhura nga një sulm masiv kibernetik i Koresë së Veriut

SHBA-ja ngrin 2.7 miliardë dollarë në kriptovaluta të vjedhura nga një sulm masiv kibernetik i Koresë së Veriut