Afërsia mes Kledjës dhe Bejtës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur reagime, sidomos për faktin se Bejta ka një lidhje jashtë shtëpisë.

Kjo situatë është bërë temë diskutimi edhe mes Shqiponjës dhe Kledjës, ku kjo e fundit është përballur me akuza se po luan me ndjenjat e Bejtës.
“Gjynah Bejta, se krejt shpia po i gjuhen Bejtës. Skenari është i yti. Ti e arrite qëllimin”, i tha Shqiponja Kledjës.
Nga ana tjetër, Kledja u kundërpërgjigj duke thënë se mund të kishte bërë shumë më tepër brenda shtëpisë, por se nuk është ajo që po i shkakton këto situata.
“Unë këtu brenda mund të bëja shumë më shumë se kaq. Ju po i bëni gjërat, unë s’po i bëj”, deklaroi Kledja.
Shqiponja vazhdoi ta akuzonte Kledjën se po luan me ndjenjat e Bejtës.
Për më shumë:





