“Play On” vjen në edicionin e XIV të Net/Rrjet

“Play On” vjen në edicionin e XIV të Net/Rrjet

“Play On” vjen në edicionin e XIV të Net/Rrjet

Kuratori i ekspozitës, Zeni Ballazhi, tha se “Play On ka të bëjë me pjesën e lojës, sepse secila vepër ka një lojë konceptesh, Play është pjesa e cila nuk ndalet dhe On është pjesa që jep mundësi për të vazhduar tutje”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se “Kryeqyteti, vizionin kyç e ka të vendosë artin dhe kulturën si pjesë thelbësore të zhvillimit të kryeqytetit. Komuniteti i artit dhe kulturës është shpirti i kryeqytetit”.

Sponsor 3M Express

Si platformë për artin bashkëkohor, shkëmbimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar është konceptuar “Net/Rrjet”, që njëherësh është themeluar në vitin 2008 nga Prof. Majlinda Kelmendi, e cila u shpreh: “Siç më thanë disa kolegë, Net/Rrjet tashmë është bërë brend, e ka zënë vendin e vet. Për 14 vjet kemi komunikuar me artistë nga vende të ndryshme të botës”.

Njëra nga artistet pjesëmarrëse në këtë edicion është Irena Paskali nga Maqedonia e Veriut, që jeton në Gjermani, e cila vjen për herë të dytë në këtë projekt dhe u shpreh e lumtur që ka mundësinë sërish t’i prezantojë publikut punët e saj artistike.

Nëpërmjet një qasjeje ekspresive dhe simbolike, artisti Arbër Sahiti nga Prishtina, në veprat e tij trajton marrëdhënien ndërmjet përjetimit personal dhe realitetit kolektiv, duke shpalosur figura të fuqishme, trajtim të drejtpërdrejtë të sipërfaqes dhe një estetikë që lëviz mes abstraktes dhe figuratives.

Edicioni i këtij viti është zhvilluar në dy pjesë të ndërlidhura. E nisur në gusht me Net/Rrjet LAB, ku artistë të rinj dhe studentë u përfshinë në punëtori, ligjërata dhe mentorim nën konceptin “Procesi si vepër, dialogu si metodë dhe hapësira si material”. Ky proces u prezantua për publikun përmes ekspozitës “Ajo që mbetet e pathënë”.

Ekspozita Net/Rrjet, edicioni i XIV-të, është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Barabar Centre. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi në vitin 2027

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ligji i ri hyn në fuqi në vitin 2027

Bekim Sali-Magnus Brunner: Zgjidhje praktike për transportuesit dhe bashkëpunim më i fortë për sigurinë

Bekim Sali-Magnus Brunner: Zgjidhje praktike për transportuesit dhe bashkëpunim më i fortë për sigurinë

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar