Peshk i rrallë me ngjyrë portokalli-verdhë zbulohet në portin e Nju Jorkut

Peshk i rrallë me ngjyrë portokalli-verdhë zbulohet në portin e Nju Jorkut

Peshk i rrallë me ngjyrë portokalli-verdhë zbulohet në portin e Nju Jorkut

Shërbimi amerikan për Peshqit dhe Kafshët e Egra (USFWS) ka njoftuar për zbulimin e një peshku me ngjyrë të pazakontë verdhë-portokalli në portin Oswego, në shtetin e Nju Jorkut.

Sponsor 3M Express

Peshku, i cili i përket specieve vendase burbot, u kap gjatë një kontrolli rutinor për identifikimin e specieve ujore invazive. Biologët e vunë re menjëherë ngjyrën e tij të veçantë, e cila dallonte dukshëm nga pamja e zakonshme e kësaj specieje.

USFWS e përshkroi ngjyrën e peshkut si aq të theksuar, saqë edhe gjethet më të ndritshme të vjeshtës do të dukeshin të zbehta pranë tij, transmeton Telegrafi.

Sipas biologëve, kjo pamje shkaktohet nga një gjendje biologjike e njohur si ksantokromizëm (xanthochromism), e cila ndikon në pigmentimin normal dhe i jep trupit një ngjyrë të theksuar të verdhë-portokalli.

“Ksantokromizmi është dukshëm më i rrallë te peshqit e egër sesa albinizmi apo melanizmi, duke e bërë këtë kapje veçanërisht të pazakontë”, thuhet në njoftimin e zyrtarëve.

Përveç ngjyrës së rrallë, edhe vetë prania e kësaj specieje në atë zonë ishte befasuese.

Sipas USFWS-së, popullata e burbotëve në liqen është shumë e vogël, ndërsa kjo specie zakonisht jeton në ujëra më të thella dhe më të ftohta sesa ato të portit Oswego.

Institucioni bëri të ditur se ky është dokumentimi i parë i kapjes së një burboti gjatë një kontrolli të peshkimit në këtë port, megjithëse më parë janë raportuar disa raste të kapjes së tij nga peshkatarët. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Gjendet drogë në automjet, ndalohet një 49-vjeçar nga Shkupi

Urinaret inteligjente pushtojnë Ligën Premier, klubet zbulojnë dehidratimin e lojtarëve brenda sekondave

Urinaret inteligjente pushtojnë Ligën Premier, klubet zbulojnë dehidratimin e lojtarëve brenda sekondave

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027