Pesë të lënduar në një aksident, një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Pesë të lënduar në një aksident, një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Pesë të lënduar në një aksident, një grua dhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, dy nga të lënduarit, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm.

“Rreth orës 17:30, në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës janë paraqitur pesë persona të lënduar në një aksident komunikacioni në fshatin Zhub të Gjakovës. Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Sponsor 3M Express

Ndërkaq, tre personat e tjerë të përfshirë në aksident kanë mbetur për trajtim në Spitalin e Gjakovës. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa personi tjetër në Repartin e Kirurgjisë.

Sa i përket gjendjes së tyre shëndetësore, spitali ka bërë të ditur se ajo është stabile.

“Gjendja e tyre e përgjithshme është stabile”, thuhet në njoftim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Fitorja e studentëve, pritje për ndryshime në Serbi|Video

Fitorja e studentëve, pritje për ndryshime në Serbi|Video

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te QPS-ja, të pritet raporti për të cilin Kurti dha afat 52-orësh

Gusia: Shkelja e parë ndaj Arlinda Zekajt nisi te QPS-ja, të pritet raporti për të cilin Kurti dha afat 52-orësh

Britania paralajmëron për kërcënimin rus, Lavrov thotë se lufta do të përshkallëzohet në Ukrainë

Britania paralajmëron për kërcënimin rus, Lavrov thotë se lufta do të përshkallëzohet në Ukrainë