Përzgjedhësi i Izraelit e cilëson të fortë kombëtaren e Kosovës, frikësohet nga mungesa e dy yjeve kryesorë të ekipit

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon ka konfirmuar se Roy Revivo dhe Manor Solomon po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa për përballjen me Dardanët ka thënë se dy përfaqësueset kanë nivel të përafërt.

Sponsor 3M Express

Ben Shimon ka konfirmuar në konferencën për shtyp se dy futbollistët kryesorë të përfaqësueses, Revivo dhe Solomon, janë në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se të dy po i nënshtrohen testeve mjekësore, ndërsa vendimi përfundimtar për gjendjen e tyre pritet të merret më vonë.

“Revivo dhe Solomon janë duke u testuar për ta parë situatën. Do ta dimë gjendjen e tyre më vonë”, ka thënë fillimisht Ben Shimon në konferencën për shtyp.

Në konferencë, Ben Shimon ka folur edhe për përballjen me Dardanët, duke vlerësuar se të dy përfaqësueset kanë nivel të përafërt dhe se pret një ndeshje interesante.

“Niveli i dy përfaqësueseve është i afërt. Kosova është përfaqësuese e fortë, do të jetë interesante si përballje. Sa u përket rezultateve, nuk bazohemi në histori. Kosova ka ekip të mirë por do të shohim nesër”, përfundoi përzgjedhësi izraelit.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit është paraparë të zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe është e vlefshme për raundin e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Lexo edhe

Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027

Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës

Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës